Çmime “Cy Pres” – Privatësi Konsumatori dhe Privatësi Internetore
Çmimet Cy pres janë fonde të shpërndara si një pjesë marrëveshjesh zgjidhjeje padish kolektive në Shtetet e Bashkuara. Kur shuma gjithsej e fondeve s’u shpërndahet dot anëtarëve të padisë, ato mund t’u shpërndahen grupeve jofitimprurëse, grupeve që dalin në mbrojtje të një kauze dhe grupeve kërkimore që përfaqësojnë përgjithësisht anëtarët e padisë kolektive. Çmimet cy pres të privatësisë së konsumatorëve e ndihmojnë Projektin Tor të edukojë individë dhe ente rreth se si të ruajnë privatësinë e tyre internetore, të ngrenë zërin për mbrojtjen e privatësisë dhe të krijojnë teknologji të rëndësishme të lira dhe me burim të hapur që i japin përparësi privatësisë.
Rreth Projektit Tor
Projekti Tor është një ent jofitimprurës 501(c)3 me bazë në ShBA, i themeluar në 2006-n me mision shpënien përpara të të drejtave dhe lirive të njeriut përmes:
- Krijimit dhe vënies në punë teknologjish anonimati dhe privatësie, të lira dhe me burim të hapur,
- Përkrahjen për pasjen dhe përdorimin e pakufizuar të tyre dhe
- Shpënien më tej të të kuptuarit shkencor dhe popullor të tyre.
Projekti Tor dhe bashkësia rreth tij zhvillon dhe shpërndan disa nga teknologjitë më popullore të privatësisë, të lira dhe me burim të hapur: Shfletuesin Tor dhe rrjetin Tor.
Tej zhvillimit të teknologjive, enti ndihmon njerëzit të ruajnë privatësinë e tyre internetore. Projekti Tor ka ndihmuar në edukimin e mijëra veprimtarëve, gazetarëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut, bibliotekarëve, konsumatorëve dhe përdoruesve të rëndomtë të internetit se si të mbrojnë dhe ruajnë privatësinë e tyre internetore.
Projekti Tor njihet si eksperti kryesues në fushën e privatësisë internetore, dhe atij i referohen shpesh nga media për informacion rreth se si mund të mbrojnë privatësinë e tyre individët dhe konsumatorët.
Në të kaluarën, Projekti Tor ka qenë fituesi i çmimit cy pres për privatësinë e konsumatorit, përmes grantesh Privatësie Konsumatori nga fondacioni Rose Foundation. Enti ka më shumë se një dhjetëvjeçar përvojë në përfundime me sukses projektesh me fonde dhe partnerë të larmishëm si Departamenti i Shtetit i ShBA-ve – Zyra e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës; Fondacioni Kombëtar i Shkencës; Agjencia e Projekteve Kërkimore të Thelluar të Mbrojtjes (DARPA); si dhe Fondi për Demokracinë e Medias.
Lidhuni me Projektin Tor rreth një çmimi “Cy Pres”
Nëse doni të flisni me dikë në Projektin Tor rreth nëse një ent është apo jo i përshtatshëm për çmimin cy pres, ju lutemi, lidhuni me ekipin te grants@torproject.org.
Lexime të Mëtejshme