Hedhje e Re në Qarkullim: Shfletuesi Tor 10
Shfletuesi i ri fringo Tor 10 për Desktop tani është gati, që nga faqja e shkarkimit të Shfletuesit Tor dhe edhe nga drejtoria jonë e shpërndarjes!
Versioni Android për Shfletuesin Tor 10 është duke u zhvilluar aktivisht dhe e mbulojmë versionin aktual deri sa të jetë i riu të jetë gati.
Njoftohemi nga Mozilla për çfarëdo problemesh që mësojnë dhe që prekin këtë version.
Presim të hedhim në qarkullim Shfletuesin e ri Tor për Android bazuar në Fenix, në javët e ardhshme.
Shfletuesi Tor 10 qarkullon me Firefox 78.3.0esr, përditëson NoScript-in me 11.0.44 dhe Tor-in me 0.4.4.5.
Kjo hedhje në qarkullim përfshin përditësime të rëndësishme sigurie për Firefox.
Kjo hedhje e re në qarkullim e Shfletuesit Tor përqendrohet në stabilizimin e Shfletuesit Tor bazuar në një hedhje të re ESR në qarkullim të Mozilla Firefox.
Shfletuesi Tor 10.0 është hedhja e parë në qarkullim e qëndrueshme e serive 10.0 bazuar në Firefox 78esr.
Shënim: Shfletuesi Tor 10.0 është seria përfundimtare e Shfletuesve Tor që mbulon CentOS 6.
Duke filluar me seritë 10.5, CentOS 6 s’mbulohet më.
Jepni Përshtypje
Nëse gjeni një të metë, ose keni një sugjerim se si mund ta përmirësojmë këtë hedhje në qarkullim, ju lutemi, na e bëni të ditur.
Falënderim për krejt ekipet në Tor dhe për mjaft vullnetarë, të cilët dhanë ndihmesë në këtë hedhje në qarkullim.