Hedhje e Re Në Qarkullim: Shfletuesi Tor 10.5

Shfletuesi Tor 10.5 tani është gati, te faqja e shkarkimit të Shfletuesit Tor dhe lista jonë e shpërndarjes. Versioni për Android mund të kihet gjithashtu që nga Google Play dhe do të duhej të kihej edhe te F-Droid brenda të nesërmes.

Kjo hedhje në qarkullim përfshin përditësime të rëndësishme të sigurisë për Firefox-in.

Kjo hedhje e re në qarkullim e Shfletuesit Tor përqendrohet në përmirësimin e lidhjes në internet të përdoruesve që lidhen përmes Tor-i në kontekste të censurimi.

Ç’ka të re?

Nxjerrje Nga Përdorimi i Shërbimeve Onion V2

Siç patëm njoftuar vitin e kaluar, shërbimet onion v2 do të jenë plotësisht të papërdorshëm, pasi Shfletuesi Tor të kalojë te Tor 0.4.6.x, në tetor 2021. Nga tani e deri atëherë, Shfletuesi Tor do t’ju njoftojë, kur vizitoni një sajt onion v2, rreth nxjerrjes së ardhshme nga përdorimi.

Snowflake tani mund të kihet si një urë

Me Snowflake, përdoruesit e censuruar mund të bazohen në ndërmjetës të mbajtur në punë nga vullnetarë, për t’u lidhur në internet.

Gjatë katër-mujorit të parë të këtij viti, ekipi UX realizoi një pyetësor rreth Shfletuesit Tor Alpha, për të kuptuar më mirë punën me Snowflake. Pyetësori grumbulloi 1795 përgjigje të plota, prej të cilëve 726 pjesëmarrës ripohuan se e përdorin Snowflake-un si një transport shtojcë. Shumica e përdoruesve të Snowflake-ut që plotësuan pyetësorin, zunë ta përdorin Shfletuesin Tor disa herë në javë brenda vitit të shkuar. 75% e përdoruesve patën një përshtypje pozitive për Snowflake-un, edhe pse shumë prej tyre patën probleme lidhjeje dhe shpejtësi të ulët gjatë shfletimit. Këto fakte dhe rrjeti i qëndrueshëm i vullnetarëve na lejojnë ta bëjmë pjesë të kësaj hedhjeje në qarkullim.

Përmirësim i punimit të përdoruesve gjatë lidhjes me Tor

Përgjatë viteve, Nisësi Tor ka luajtur rolin e një paneli mundësish për formësime të thelluara rrjeti Tor. Ai shërben gjithashtu si një pikë kontrolli për përdorues që gjenden në rrjete të censuruar. Ekipet UX dhe Anti-Censurim bashkuan forcat për të përmirësuar rrjedhën e lidhjes për përdorues të Shfletuesit Tor. Kjo hedhje në qarkullim është e para e serive të ardhshme në ndihmë të përdoruesit që të përdorin pa të metë internetin e hapur, përmes thjeshtimit të rrjedhës së punës për lidhjet, pikasjes së censurimit dhe dhënies së urave.

Çështje të Ditura

Shfletuesi Tor 10.5 vjen me një numër çështjesh të ditura:

Jepni Përshtypje

Nëse gjeni një të metë, ose keni një sugjerim se si mund ta përmirësojmë këtë hedhje në qarkullim, ju lutemi, na e bëni të ditur. Falënderim për krejt ekipet në Tor dhe për mjaft vullnetarë, të cilët dhanë ndihmesë në këtë hedhje në qarkullim.

Ju duhet ndihmë?

Shihni PBR nga bashkësia jonë

Vizitoni Asistencën

Lidhuni

Bisedoni me ne drejtpërdrejt!

Ejani te ne në IRC